Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ish-kryeministri britanik akuza ndaj kreut të qeverisë izraelite: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës

21:31 / October 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
johnson
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, pretendon se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i kishte vendosur një pajisje përgjimi në tualetin e tij personal në Ministrinë e Jashtme Britanike.

Sipas Johnson, pajisja e përgjimit është gjetur nga ekipi i tij i sigurisë pasi kryeministri Netanyahu kishte përdorur tualetin, kur ata u takuan në vitin 2017, kohë kur Johnson ishte sekretar i jashtëm i Britanisë.

Në librin e tij, ‘Unleashed’, Johnson shkruan se gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër, Netanyahu, të cilin ai e quan Bibi, kërkoi për të shkuar në tualet.

“Më është thënë se kur po bënin një spastrim për insektet, gjetën një pajisje dëgjimi në thunderbox,” shkruan Johnson.

Kur u pyet gjatë një interviste me The Telegraph nëse ai mund të jepte ndonjë detaj për atë që ndodhi, Johnson tha: “Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër.”

Në vitin 2019, sipas Politico, qeveria amerikane besonte se Izraeli ishte përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të vëzhgimit të telefonave celularë pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vendndodhjeve të tjera të ndjeshme rreth Uashingtonit.

Kujtimet e Johnson kanë ngritur dyshime në Londër edhe para publikimit të librit, kjo edhe për shkak të një informacioni që ai zbuloi pak ditë më parë.

Ish-kryeministri ka zbuluar detaje rreth shëndetit të Mbretëreshës Elizabeth II në vitin e saj të fundit  dhe ka akuzuar presidentin francez Emmanuel Macron se po përpiqet t’i japë Mbretërisë së Bashkuar një “ndëshkimi” për largimin nga BE.

akuza Boris Johnson Netanyahu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.