Albi Alla, ish-mbrojtësi i Flamurtarit e Kukësit në Kategorinë Superiore ka gjetur golin ditën e sotme në Kinë, atje ku aktivizohet prej dy sezonesh me skuadrën e Shanzi Çanga.
Teksa ekipi i tij po barazonte me rezultatin 1-1, mbrojtësi gjen rrugën e rrjetës në minutat e fundit të sfidës duke rezultuar vendimtar për fatet e takimit. Sigurisht, rrjeta e Allës erdhi falë një realizimi me kokë që është edhe një nga armët më të forta të futbollistit.
Pas këtij suksesi, ekipi i Allës mban vendin e parë në kampionat me gjashtë pikë të grumbulluara në katër ndeshje. Më parë Alla ka pasur edhe një aventurë tjetër në Kinë, teksa është aktivizuar me skuadrën e Junde.
