Një nga personat e thirrur për të dëshmuar sot në Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorëve ishte edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Cani u shpreh se Ministria e Financave kërkoi që të vihej në punë inceneratori dhe më pas të shikohej eficensa. Ndërsa pagesa e parë do të bëhej vetëm pasi inceneratori të vendosej në punë.
Bushati: Ju ishit shumë i saktë me memorien. Tek financimi shpreheni se fillimi i financimit duhet të jetë pasi të mbarojë investimi tek vepra. As tek Elbasani e as tek Fieri nuk ka ndodhur kjo gjë. A e keni ngritur zërin që nuk është marrë parasysh?
Cani: Kam pak emocion të përgjigjem për këtë. Për arsye se ish-ministri i Mjedisit Koka është i paditur. Nuk më pëlqen që një njeri që nuk është më në fuqi tani ne t’ia veshim të gjitha. E kam unë emocion me veten. E kam bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë, por unë jam një ish-zyrtar që do përgjigjem me drejtësi.
Po ky ishte mendimi i Ministrisë së Financave, që inceneratori të vihej më parë në punë e të shihej eficensa.
Këto janë çështje të negociatave. Ministria e Financave ka një pozicion konservator. Kjo ishte një kërkesë që shihet gjatë negociatave dhe pagesa e parë do vendoset para se të vendosej në punë. Pjesa negociuese është ajo që mund ta bëjë ose jo. Dëshira e MF ishte kaq. Miratimi ke plotësuar kërkesat të japim miratimin. Kjo është për ata që negociojnë kontratat dhe këtë e kam me sinqeritetin më të madh dhe nuk është kaq e lehtë.
