Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-ministri e ka zgjidhjen për krizën politike në Shqipëri

14:37 / April 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nenkryetari i LSI Ylli Manjani duke folur per gazetaret ne hotel Rogner
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani zgjidhja e krizës politike në vend duhet të vijë nga vetë ne, dhe jo ndërmjetësime ndërkombëtare. Duket si një përgjigje e tij ndaj vizitës së Matthevv Palmer, zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Europën, apo edhe deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Për Manjanin e gjithë zgjidhja vjen nëpërmjet një mocioni mesbesimi të kryeministrit.

Sipas tij, kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një mocioni besimi sipas nenit 104 të Kushtetutës, që e çon vendin në zgjedhje.  “E vetmja gjë që kërkon një mirkuptim është kur do jenë zgjedhjet. Më e arsyeshme është që të bëhen në vjeshtë së bashku me zgjedhjet vendore, të cilat në kushtet aktuale nuk mund të mbahen”, thotë Manjani në një postim në Facebook.

Lexo edhe: A do të marrë fund kriza politike? Zyrtari amerikan mbërrin sot në Tiranë

POSTIMI I YLLI MANJANIT

Ende shpresoj që kriza jonë politike, që ka vënë seriozisht në rrezik demokracinë, të zgjidhet nga vetë ne.

Është krejt e thjeshtë: Kryeministri provokon zgjedhje të parakohshme nëpërmjet një mocioni besimi sipas nenit 104 të Kushtetutës.

Kaq duhet! As ndërmjetësim ndërkombëtar (të cilët s’kanë haber nga punët tona) e as tryeza pazaresh.

Thjesht një mocion besimi “i dështuar” e çon vendin në zgjedhje. Nga zgjedhjet dhe vetëm nga zgjedhjet do dalë parlamenti pluralist nga ku fillon të veprojë sistemi demokratik.

E vetmja gjë që kërkon një mirkuptim është kur do jenë zgjedhjet. Më e arsyeshme është që të bëhen në vjeshtë së bashku me zgjedhjet vendore, të cilat në kushtet aktuale nuk mund të mbahen.

Vetëm për kaq nuk mendoj se ka nevojë për cirk ndërkombëtar…

ministri Shqiperi zgjidhjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.