Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ish-ministri grek i Financave, Varoufakis pranoi se kishte përdorur drogë, nis hetimi paraprak

19:46 / January 7, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqii varoufakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet greke kanë nisur një hetim paraprak lidhur me një video ku kreu i partisë “MeRA25”, Janis Varufakis, pranon se ka përdorur lëndë narkotike, mes tyre edhe ecstasy.

Gjatë hetimit do të shqyrtohet nëse është kryer vepra penale e nxitjes ose reklamimit të përdorimit të drogave, apo ndonjë vepër tjetër penale.

Videoja është dërguar pranë organeve të prokurorisë nga Shërbimi për Luftën Kundër Drogës i Policisë Greke.

Deklaratat e Varufakis u bënë në podcastin “Phasma”, të moderuar nga Gaia Merkouri dhe Dimitris Petrichos, ku ai ka ndarë përvoja personale nga kontakti i tij me substanca narkotike.

Në video, Varufakis thotë se ka provuar ecstasy një herë në jetën e tij dhe se ka përdorur kanabis. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ka marrë pjesë ndonjëherë në festa rave dhe nëse ka provuar substanca, ai u shpreh pa hezitim: “Kam marrë substanca, si mund të mos kisha marrë”.

“Nuk jam si Bill Clinton që tha ‘I don’t inhale’. Jam paksa i mërzitshëm, për fat të keq. Kam marrë ecstasy një herë dhe ishte një përvojë e jashtëzakonshme, deri pas dy ditësh. Më pas pata një migrenë të tmerrshme, nuk e di çfarë më kishin dhënë. Ishte në Sidnei dhe e mbaj mend si një moment shumë të rëndësishëm, në vitin 1989. Kërceva për 15-16 orë pa u ndalur, por vuajta për një javë më pas dhe nuk e përdora më kurrë”, rrëfen ai.

Në të njëjtin kontekst, Varufakis thekson se substanca që i është dukur dhe vazhdon t’i duket më e këndshme është kanabisi, duke thënë:

“Për mua, ajo që ishte shumë e këndshme dhe mbetet e tillë, edhe pse tani nuk e gjej më dhe askush nuk ma jep, është bari i thjeshtë”.

“Kur je i dehur nga droga, egoja zmadhohet”

Në një pyetje tjetër, Varufakis u pyet se me kë nga Angela Merkel, Aleksis Tsipras, Adonis Georgiadis dhe Kyriakos Mitsotakis do të pinte një “cigare holandeze”, duke u përgjigjur:
“Me Angelën, çfarë pyetjeje është kjo? Do të doja ta shihja të droguar. Kur je i droguar, egoja jote zmadhohet. E imagjinoni kështu Mitsotakisin? Mendoj se ishte diçka si Android dhe do të doja ta shihja këtë Android të droguar”.

Gjithashtu, Varufakis u pyet nëse do t’i jepte këshilla vajzës së tij për përdorimin e substancave, duke u shprehur:
“Së pari, vajza ime nuk pranon këshilla nga unë. I ka bërë të gjitha dhe nuk ka nevojë për këshillat e mia. Kur prindërit u thonë fëmijëve ‘mos e bëj këtë’, ata do ta bëjnë. Nuk më shqetëson eksperimentimi, më shqetëson varësia”.

Droge grek hetimi ish ministri perdorur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.