Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti e sheh shqetësues përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë në protesta, duke u shprehur se në ndryshimet e kodit penal duhet përfshirë edhe ajo.
“Kodi penal që të ndeshkon me dhjete vite për sperkatje perimesh, por jo për sperkatje të njerezve! …….. Dhjete vite burg me kodin e ri penal, për perdoruesit e stimulanteve bimore në bujqësi, të cilat janë asgje për nga rreziku në krahasim me toksicitetin e gazit helmues të perdorur mbi njerezit. Por për këto kodi penal i mbyll syte!”, shkruan Panariti në një status në Facebook.
