Shalqiri është fruti i pandashëm në tryezë gjate stinës së verës.
Por sa i siguritë është ky frut?
Për këtë çështje ish-ministri i bujqësisë Edmond Panariti tregoi mënyrën që duhet të ndjekë konsumatori për të provuar nëse ky frut ka nitrate ose jo.
Prova numër 1
Ky është një testim në kushte shtëpie. Si fillim përdorim shqisat organoliptil, pra e shohim. Kjo njolla e verdhe në shalqi tregon se ka qëndruar shumë në tokë dhe është pjekur.
Prova numër 2
Nëse shohim damarë të bardhë në shalqi është tregues i nitrateve. Gjithashtu në zemër të frutit është krijuar një zgavër edhe kjo është tregues i tejpjekjes, me shumë gjasa nga hormoni. Shalqini që keni sjell ju deri më tani rezulton cilësor.
Prova numër 3
Prova e ujit, marrim një copë shalqiri e fusim në një enë me unë nëse zhytet dhe lëshon ngjyrë atëherë kemi të bëjmë më një shalqi jo të mirë. Të rritur me hormone. Por ky frut që keni sjell ju është i mirë. Prova të tilla konsumatori mund t’i bëjë në shtëpi, pa shpenzuar para me analiza laboratorike.
Ankesa të shumta të konsumatorëve shoqëruar me foto kanë ngritur panik mbi cilësinë e këtij fruti.
