Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-ministri kërkon shkarkimin urgjent të Majkos: Ngatërroi origjinën e shqiptarëve

14:00 / July 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant dedja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një vizitë me konsullin e nderit për Shqipërinë në Ukrainë, ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko përmend mes reshtave komuniteti i UDI në Azerbajxhan ishin një prej 26 fiseve shqiptare që jetonin në kakukaz në shekullin e V.

Por mjaft i ashpër ka qenë reagimi i ish-ministrit socialist Taulant Dedja ndaj kësaj deklarate, për të cilën kërkon shkarkimin urgjent të Majkos, që siç e thotë dhe vetë dikur ka punuar me të.

“Ju ftoj të lexoni më poshtë një status të Ministrit të Shtetit për Diasporën. Nuk e dija që ky njeri (me të cilin kam punuar dikur) paska kaluar në delir, për të mos thënë që ka lajthitur plotësisht. Ky duhet shkarkuar urgjent, por kush ta shkarkojë? Kryeshallvarexhiu? Tani na nxorri që jemi me origjinë nga Kaukazi?!?!? O Majko mavria thirri mëndjes! O delirant që bllokove armatimin e UÇK më 1999 mos fyej shqiptarët! Mos bëj lojë serbo-ruse! Lexo burimet historike që të mësosh që s’kanë lidhje UDI-të e Kaukazit me ne shqiptarët e Gadishullit Ilirik! Ti qënke turpi i Diasporës jo Ministri i Shtetit për Diasporën! Unë personalisht nuk të njoh më si të tillë! Kthehu në Kaukaz se mbase prej andej ke ardhur!”, shkruan Dedja në një status në Facebook.

dedja fb

Vetë Majko në foton e postuar kishte shkruar: “Foto e ditës / Sot me Shahin Omarov, konsull nderi për Shqipërinë në Ukrainë prej vitit 2015 dhe Robert Mobili, kryetar i komunitetit shqiptar ortodoks Udi në Azerbajxhan. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i komunitetit shqiptar të Azerbajxhanit zhvillon një takim në institucion zyrtar shqiptar.

Komuniteti Udi, një prej komuniteteve më të vjetra në Azerbajxhan, është pasardhës i fisit Udi, një prej 26 fiseve shqiptare që jetonin në Kaukaz, rreth shekullit V. Sot ata janë rreth 4 mijë banorë të vendosur në fshatin Nij, ku ende vazhdojnë të ruajnë gjuhën, fenë, kulturën dhe traditat e të parëve të tyre.”

pandeli majko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.