Disa ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka filluar t’i dedikohet më shumë vetes, larg stresit dhe presionit që ushtron funksioni i një pushtetari.
Për këtë ai ka zgjedhur të merret me sport, veçanërisht aplinizëm duke bërë ngjitje në mal.
Ky stil i ri jete për Leshajn mesa duket mbetet i preferuari i ish-ministrave të Brendshëm, ku njësoj si ai, edhe ish-Ministri Tahiri publikon hërëpashere foto të tilla në rrjetet sociale duke bërë ‘hiking’, duke vrapuar apo duke ngjitur maja malesh.
Si Lleshaj dhe Tahiri, një tjetër politikan që ndjek të njëjtin pasion është edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili i shoqëron foto me dicitura pikante dhe në shumicën e rasteve me mesazhe për kundërshtarin e tij politik.
Bëjmë me dije se Sandër Lleshaj dha dorëheqjen pak ditë më parë, shkak u bë vrasja e të riut, 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe protestat që nisën nga qytetarët për këtë ngjarje.
/Tirananews.al

