Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ish-ministri Tahiri i shpëton SPAK-ut, hetimi përfundon para krijimit të tij

17:52 / February 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tahirrrr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Dje, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e ish-Ministrit, Saimir Tahiri për mos shtyrje të hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas vendimit të Gjykatës, Prokuroria duhet të përfundojë hetimet deri më 10 mars. Hetimi për përfshirjen e Saimri Tahirit në trafikun e drogës është shtyrë deri më tani katër herë – hera e fundit ishte në janar 2019.

Afati i caktuar nga gjykata, i jep mundësinë prokurorisë t’i mbyllë hetimet, përpara se hetimi t’i kalojë Prokurorisë Speciale (SPAK), formimi i së cilës është shtyrë prej aplikimeve të pakta.

Në tetor 2017, Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit si i dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikimit të drogës në Itali. Saimir Tahiri ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e drejtuesve të grupit kriminal Habilaj në Greqi. Vëllezërit Habilaj, drejtuesit e grupit kriminal janë kushërinj të Saimir Tahirit.

Pavarësisht deklaratave të Tahirit se ai nuk do të përdorte imunitetin e deputetit si mbrojtje nga arrestimi i prokurorisë, Kuvendi e vonoi me 10 ditë dhënien e autorizimit prokurorisë për kontrollin e banesës dhe pronave të tjera të Tahirit për kërkimin e provave. Kohë e mjaftueshme kjo për të zhdukur çdo provë të përmendur në përgjime, të cilat Tahiri i kishte në dispozicion që në fillim.

Në fakt, dyshimet që Tahiri mund të ketë pastruar provat kompromentuese u bënë të qarta më 1 nëntor 2017, kur policia arrestoi Orest Sotën në Elbasan. Në makinën e tij u gjetën në makinë 836 mijë euro dhe katër patenta për mjete transporti ujor të ish-ministrit Tahiri dhe veture të bashkëshortes së tij.

Vetë, Saimir Tahiri nuk ka bërë asnjëherë asnjë koment për paratë dhe patentat e tij të gjetura në makinën e Orest Sotës, ndërkohë që më vonë është vërtetuar se Sota ka udhëtuar disa herë privatisht me Tahirin jashtë shtetit, përfshi një udhëtim në Gjermani. Në janar 2018, Sota u lirua me kusht nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Në maj 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg duke vendosur masën e sigurimit me “arrest shtëpie” për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dhe në 25 maj,Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi heqjen e masës së sigurisë dhe hetimin në gjendje të lirë të ish-ministrit Tahiri.

Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshëm e Përkohshme Arta Marku ndërhyri disa herë në këtë çështje, së pari lejoi ekstradimin e një dëshmitari kyç, Nazer Seitit financier të bandës së Habilajve të ekstradohet në Itali, hoqi prokurorin Besim Hajdarmataj nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe e transferoi në Prokurorinë e Pogradecit.

Më 15 mars 2018, u ngrit Komisioni i posaçëm për hetimin e Saimir Tahirit. Por, ky Komision nuk solli asgjë të re në hetimet ndaj Tahirit sepse qeveria nuk pranoi të japë dokumenatta e kërkuara nga anëtarët e Komisionit.

Rezultati i vetëm konkret i hetimin ndaj Saimir Tahirit është ndryshimi i rregullores së Kuvendit me qëllim forcimin e imunitetit kriminal të deputetëve. /exit.al/

spak tahiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.