Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-ministrja e Jashtme greke: Shqipërisë t’i dërgohet mesazh i qartë, Athina duhet të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje

15:21 / December 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1576590892 bakojanis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, që firmosi marrëveshjen e vitit 2009 me Lulzim Bashën që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, kërkon nga qeveria e saj vendit të saj veprime konkrete për ta mbyllur këtë cështje. Bakojani shprehet se Greqia duhet ti dërgojë një mesazh të qartë Shqipërisë dhe se Athina duhet të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje.

“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit të zonës ekskluzive ekonomike detare me Shqipërinë, Egjiptin dhe Italinë. Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë, politika jone tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë” deklaroi ajo.

Marrëveshja e 2009 me Greqinë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në prill 2010 si antikushtetuese. Kjo marrëveshje u hartua në kohën e qeverisë së partisë Demokratike dhe u firmos nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe nga kreu aktual i demokratëve Lulzim Basha që ishte ministër i Jashtëm. Në këtë marrëveshje Shqipëria i dhuronte Greqisë një pjesë të hapësirës së saj detare, e cila ka rezultuar e pasur me gaz e naftë. Prej disa vitesh dy vendet nisën një proces dialogu dhe negociatash për cështjen e kufirit detar per dosjet e vjetra mes dy vendeve, por deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe bisedimet kanë mbetur pas ndryshimit të qeverisë në vendin fqinj.

5df8ddc1d10b0dora

BAKOJANIS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.