Nga sa raportojnë burimet e Pentagonit dhe ato në Ukrainë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shumë i sëmurë dhe “po vdes në agoni nga kanceri i zorrëve”.
Sipas tyre, “fytyra e tij e fryrë” është një shenjë e qartë që tregon se ai po merr ilaçe kimioterapie ose steroide.
Ai nuk ka asnjë shenjë buzëqeshjeje në fytyre dhe kjo shprehi tregon se ai është në dhimbje të vazhdueshme, deklarojnë burimet amerikane.
Rrjedhimisht kjo e ka bërë atë më agresiv dhe ai po e sulmon Ukrainën pasi e di që do të vdesë dhe dëshiron të lërë një trashëgimi, shprehen të njëjtat burime.
Një ish-oficer i inteligjencës ushtarake që tani punon në Pentagon tha se analistët kanë studiuar Putinin, 69 vjeç, dhe besojnë se ai është i sëmurë rëndë.
“Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur. “Vështrimi i tij tregon se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë sugjerojnë se shikimi i tij i zemëruar ka shumë të ngjarë të ndodhë si rezultat i vuajtjes së tij,” deklaroi burimi.
