Në një konferencë rajonale në Shkup të titulluar “ Integrimet europiane në udhëkryq” nën organizimin e Klubit të Podgoricës, pjesë e të cilit janë ish –Presidentë dhe Kryeministra të vendeve të rajonit Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Sllovenisë janë kritikuar idetë për korrigjimin e kufijve
Në një deklaratë të ish – Presidentëve të rajonit ku kanë marrë pjesë ish –Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq, ish –Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ish – Presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu, ish- Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski dhe ish udhëheqës të tjerë të rajonit është miratuar edhe një deklaratë ku theksohet se “ne anëtarët e Klubit të Podgoricës shprehim gatishmërinë tonë që të bëjmë gjithçka që të parandalojmë që Ballkani Perëndimor përsëri të jetë viktimë e ideve dhe trendeve retrograde”
Klubi i Podgoricës ndër të tjera ka theksuar se është e një rëndësie të veçantë që BE të aprovojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.


