Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-presidenti Bamir Topi del në krahun e Lulzim Bashës: Marrëveshja e 2008 ishte e errët dhe që erdhi pas tragjedisë së Gërdecit

11:19 / March 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1710929600 bamirtopi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike e njohur si zyrtare ka organizuar një tryezë dialogu “Harku Euro-Atlantik”. Në krah të Lulzim Bashës është edhe ish-presidenti Bamir Topi dhe avokati Spartak Ngjela. Në fjalën e tij, Topi kujtoi marrëveshjen e vitit 2008 e cila shkelmoi kushtetutën.

”Nuk mund të lë pa përmendur kontekstin historik atë që ndodhi në prillin e vitit 2008. Prilli i vitit 2008 erdhi shumë shpejt pas një ngjarjeje tragjike, e kam fjalën për shpërthimin e Gërdecit. E kujtoj fare mirë një kryeministër në hall, një mazhorancë në hall. Përgjegjësinë dhe uljen e kredibilitetit qoftë në opinionin publik dhe atë ndërkombëtar. Dhe papritur vijnë komunikime të nëndheshëm të një marrëveshjeje të errët okulte që paralajmëroi një shpërthim tjetër.

Paralajmërimin e parë e kam bërë në 15 prillin e vitit 2008 se çfarë do ndodhte. Shumë njerëz e kufizojnë tek roli i kryeministrit unë i ftoj të kthehen. Është marrëveshje shumë komplekse. Fillon me institucionin e zgjedhjeve, vijon me rolin e parlamentit, dëmtimin e fortë të balancave institucionale me dobësimin e rolit të presidentit.

Kemi parti politike, që nuk konsiderohen më parti politike, po kazerma politike. Listat vijnë me firma kryetari. Kemi një parlament që ka ulur ndjeshëm cilësinë e tij. kemi një parlament që ka rënë në thundrën e kryeministrit”,-tha Topi.

Bamir Topi Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.