Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-presidenti Topi “zbërthen” 6 dhjetorin e Berishës: Ja çfarë do ishte ‘fatale’

22:09 / November 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bamir topi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protestën e thirrur nga Sali Berisha me 6 dhjetor ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor, ish-presidenti Bamir Topi e konsideron si një të drejtë legjitime. Topi i ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ tha se opozita ka të drejtën e saj të protestojë, megjithëse qeveria do që t’i japë konotacion negativ.

‘Sipas meje mbajtja e samitit është një vendimmarrje e BE-së për ti dhënë rëndësinë e duhur dhe për të krijuar një dominant të ri lidhur me situatën në Ballkan. Ballkani nuk ka qenë në prioritetet e BE-së. Unë besoj se ka pasur një vullnet ku dominant është BE. Unë besoj se vetë politika e BE-së formimi i tyre, i cili nuk është një formim dosido, por përfaqësojnë vende shumë të rëndësishëm demokratike. Besoj se një nga parimet është e drejta për të protestuar. Dikush mundohet ti japë një konotacion negativ nga qeveria. Nga ana tjetër në parim, çdo njeri duhet të demonstroje një interes politik. Kur themi për opozitën nuk besoj se është vetëm një përfaqësim i disa individëve, por duhet të shihet si institucion.’- u shpreh ish-presidenti Topi.

Sipas Topit, opozita duhet të dijë që në ketë lloj proteste të kujdeset që mos të tregojë dhunë, ndërsa theksoi se nuk kushtëzohet një takim më të drejtën e dikujt për të protestuar.

‘Organizmi i këtij samiti është nga njëra anë dhe çdo njeri ka të drejtë që të protestojë. Qoftë për të shfrytëzuar edhe median që do të jetë e pranishme këtu. Unë nuk jam në interesin e askujt. Them që është një e drejtë legjitime të protestosh. Qeveria nuk duhet ta kondicionojë një protestë të opozitës. Opozita duhet të dijë që këtë lloj proteste ta bëjë në mënyrë të kulturuar. Do ishte një gabim i madh nga ana e përfaqësuesve të opozitës që tentojnë të bëjnë një protestë në rast se do të tregojnë elemente dhune. Unë i qendroj parimeve të mia. Nuk kushtëzohet një takim me të drejtën e dikujt për të protestuar. Problemi është politik. Vjen për të trajtuar politikisht axhendën e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Problemi është tek sensi i masës. Do ketë një protestë që do jetë në funksion të një dite të veçantë.’- u shpreh Topi.

Bamir Topi Berisha proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.