TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Policia shoqëron 4 të mitur në Durrës, pas shkolle dilnin në rrugë dhe qëllonin me gurë autobusët

16:49 / December 4, 2023

Këto janë 3 metoda natyrale për zhdukjen e gurëve në veshka

16:41 / December 4, 2023

Asambleja e PS, Rama: Shkodra nuk është më qyteti i plehrave, ka energji krejt tjetër në një kohë të shkurtër

16:36 / December 4, 2023

Ekstradohen nga Gjermania dhe Spanja dy shtetas, akuzohen për trafik qëniesh njerëzore dhe droge

16:24 / December 4, 2023

SKY ECC që “fundosi” zyrtarë policie, ministri Balla miraton urdhrin: Kush e ka përdorur do përjashtohet përfundimisht

16:12 / December 4, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Ish-Presidenti Trump kërkesë Gjykatës së Lartë t’ua ndalojë ligjvënësve të marrin deklaratat e tij të taksave

23:48 / October 31, 20223 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-Presidenti Donald Trump i kërkoi të hënën Gjykatës së Lartë të ndërhyjë për të parandaluar që një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të ketë qasje tek deklaratat e tij të taksave për arsye që ai thotë se janë të motivuara politikisht.

Ish-Presidenti Trump paraqiti kërkesën për pezullimin e vendimit të një gjykate të nivelit më të ulët, e cila vendosi të mbështesë kërkesën e komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që mbikqyr të ardhurat (Way and Means Committee), për të marrë deklaratat e tij të taksave, në kuadrin e punës legjislative ndërkohë që avokatët e ish-presidentit mund të përgatisnin apelimin.

“Nëse lejohet të qëndrojë, (vendimi) do të dëmtojë ndarjen e pushteteve dhe do ta ekspozojë zyrën e Presidentit ndaj kërkesave ndërhyrëse për informacion nga kundërshtarët politikë në degën legjislative”, shkruajtën avokatët e ish-Presidentit Trump, duke iu referuar ndarjes së autoritetit mes tre degëve të sistemit të qeverisjes në Shtetet e Bashkuara.

Kjo betejë vazhdon që nga viti 2019, kur ky komision bëri padi gjyqësore ndaj zotit Trump për ta detyruar atë të jepte deklaratat e taksave. Ish-Presidenti Trump ishte presidenti i parë në katër dekada që nuk bëri publike deklaratat e tij të taksave dhe u përpoq të mbajë sekret detajet e pasurisë së tij dhe aktivitetet e kompanisë së tij, Organizata Trump.

Për kërkesën e tij, komisioni u bazua tek një ligj federal që autorizon kryetarin e këtij komisioni të kërkojë deklaratat e taksave të çdo personi nga agjensia e taksave IRS.

Ligjvënësit demokratë kanë thënë se duhet të marrin deklaratat e taksave të ish-Presidentit Trump për të parë nëse IRS-ja po shqyrton në mënyrën e duhur taksat e deklaruara nga presidentët dhe për të parë nëse nevojitet legjislacion i ri. Avokatët e ish-Presidentit Trump e kanë quajtur këtë shpjegim një “pretekst” dhe “të pandershëm”, dhe thonë se qëllimi i vërtetë është nxjerrja e informacionit të dëmshëm politikisht për zotin Trump, i cili po shqyrton mundësinë e një rikandidimi për president në vitin 2024.

Gjykatësi Trevor McFadden, i emëruar nga vetë ish-Presidenti Trump, nuk e pranoi kërkesën në dhjetor 2021 dhe vendosi se komisioni ka autoritet të gjerë mbi deklaratat e taksave të presidentëve.

Në gusht, edhe Gjykata e Apelit në Distriktin e Kolumbias vendosi kundër zotit Trump, duke konkluduar se “çdo president e merr detyrën duke ditur se kur të jetë larguar nga posti do t’i nënshtrohet të njëjtat ligjeve si të gjithë qytetarët e tjerë”. Gjykata vendosi kundër mbajtjes së një seance dëgjimore më 27 tetor.

gjykate e larte Taksat trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Universiteti i Oksfordit shpall fjalën e vitit

15:50 / December 4, 2023

‘Babëzia’ për para / Babai informoi rrëmbyesit kur vajza u nis për shkollë, më pas e denoncoi të zhdukur…

14:35 / December 4, 2023

Tre këshilla si të zgjidhni smartfonin e duhur Android

14:08 / December 4, 2023

Kim Jong Un thirrje grave: Bëni më shumë se 1 fëmijë dhe rriteni besnikë të regjimit

12:51 / December 4, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ekstradohen nga Gjermania dhe Spanja dy shtetas, akuzohen për trafik qëniesh njerëzore dhe droge

16:24 / December 4, 2023

SKY ECC që “fundosi” zyrtarë policie, ministri Balla miraton urdhrin: Kush e ka përdorur do përjashtohet përfundimisht

16:12 / December 4, 2023

“AS” skanon Shqipërinë, shkruan për transformimin e kuqezinjve në 1 dekadë

15:29 / December 4, 2023

Qeveria e Melonit diskuton marrëveshjen me Ramën

15:17 / December 4, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Policia shoqëron 4 të mitur në Durrës, pas shkolle dilnin në rrugë dhe qëllonin me gurë autobusët

16:49 / December 4, 2023

Këto janë 3 metoda natyrale për zhdukjen e gurëve në veshka

16:41 / December 4, 2023

Asambleja e PS, Rama: Shkodra nuk është më qyteti i plehrave, ka energji krejt tjetër në një kohë të shkurtër

16:36 / December 4, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.