Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ish-Presidenti Trump, u deklarua i pafajshëm për katër akuzat penale për zgjedhjet

21:22 / August 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump. 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Presidenti Donald Trump, u deklarua i pafajshëm të enjten për katër akuzat penale për komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

I pafajshëm… kjo ishte deklarata e ish-Presidentit Donald Trump të enjten në një sallë gjyqi në Uashington, vetëm pak metra larg nga Kongresi që u sulmua më 6 janar të vitit 2021, nga përkrahës të ish presidentit, që përpiqeshin të përmbysnin rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Trump iu përgjigj akuzave të ngritura nga një juri e madhe, bazuar në një hetim të Departamentit të Drejtësisë, që pretendon se ai organizoi komplot kundër qeverisë, si dhe mori pjesë në komplot dhe pengoi procedurat zyrtare të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Trump tha në një konferencë shtypi pas seancës gjyqësore se ai kishte të drejtën kushtetuese për lirinë e fjalës për të shprehur shqetësimet rreth zgjedhjeve.

“Ky është persekutim i një kundërshtari politik. Kjo nuk mendohej të ndodhte kurrë në Amerikë”, tha Trump.

Por vetë nënpresidenti i tij – i cili mund të jetë një dëshmitar kyç në gjyqin e ardhshëm – nuk bie dakort me të.

“Dua që populli amerikan të dijë se unë nuk kisha të drejtë të përmbysja rezultatin e zgjedhjeve dhe se atë ditë, Presidenti Trump më kërkoi ta vendosja atë mbi Kushtetutën. Por unë zgjodha Kushtetutën”.

Trump, i cili kryeson listën e kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, nuk është nën arrest dhe do t’i nënshtrohet një gjyqi në muajt e ardhshëm

“Jemi në një lloj territori të panjohur. Ai ka të drejtë të vazhdojë fushatën elektorale edhe pse nën akuzë, ai nuk është provuar fajtor për asgjë. Sapo është akuzuar për krime. Proçeset gjyqësore ndaj tij nuk pritet të përfundojnë deri vitin e ardhshëm, ndoshta edhe pas zgjedhjeve”, thotë Elaine Kamarck, me “Institutin Brookings”.

Trump gjithashtu përballet me aktpadi penale në New York dhe Florida në lidhje me akuzat për mashtrim me fondet elektorale dhe mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete.

“Aktpadia e djeshme, në një farë mënyre, është akuza më e rëndësishme, sepse me të vërtetë shkon në zemër të demokracisë sonë dhe mënyrës sesi numërojmë votat. Por nga nga ana tjetër, Trumpi do të argumentojë se ai besonte se kjo ishte e vërtetë, se besonte se i kishte fituar zgjedhjet dhe për rrjedhojë nuk po thurrte ndonjë komplot kundër Shtetet e Bashkuara”, thotë Cheryl Bader në universitetin “Fordham”.

Jashtë gjykatës të enjten, mbështetësit e ish-presidentit thanë se ata ende e mbështesin atë fuqishëm. Unë jam këtu për të mbrojtur Donald Trumpin. Unë me të vërtetë besoj se ai po mbron njerëzit dhe në këmbim ne po tregojmë mbështetjen tonë për të me lirinë tonë të fjalës”, thotë Dan-i përkrahës i Trump.

Por për shumë amerikanë të tjerë, vetëm qindra metra larg Kapitolit që u sulmua, akuzat janë një shenjë se Trump po mbahet përgjegjës.

“Është shumë e rëndësishme që e gjithë kjo të dokumentohet zyrtarisht, me shkrim, në mënyrë që të mos ndodhë më në të ardhmen në vendin tonë”, thotë Patrick-u.

Data e gjyqit për akuzat e djeshme dnuk është caktuar ende. Gjyqi në Florida për dokumenetet sekrete është caktuar për në maj të vitit të ardhshëm.

akuzat Donald Trump Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.