Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ish Prokurori Adriatik Llalla shpenzon 10 mijë USD lobim për të fituar kalimin në SHBA

21:26 / May 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Adriatik Llalla shba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

10 mijë dollarë, është shuma që shpenzoi prokurori i përgjithshëm Adriatik Llallanë shërbime lobimi gjatë tre-mujorit të parë të viti 2019. Të dhënat janë bërë publike nga Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të këtij viti prokurori Llalla punësoi studion ligjore Sher Tremonte LLP për të kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit, vendim ky i cili i ka ndaluar ish-kreut të akuzës hyrjen në SHBA për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Të dhënat e deklaruara nga Sher Tremonte LLP për periudhën 1 janar – 31 nxjerrin në pah shumën prej 10 mijë USD që Llalla ka paguar për studion ligjore amerikane. Me zyra në “Broad Street”të Manhatanit –zemra e distriktit financiar të Nju Jorkut, Sher Tremonte LLP është një studio ligjore e specializuar në përfaqësimin e kompanive në konflikte tregtare komplekse si dhe probleme ligjore që lidhen me të ashtuquajturit “jaka të bardha”.

E përfaqësuar nga juristët Michael Gibaldi dhe Michael Tremonte në datën 4 mars, studio ligjore amerikane u regjistrua në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish- Prokurorin e Përgjithshëm. Llalla u zgjodh prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë në vitin 2012 edhe e mbajti këtë mandat për 5 vjet deri në vitin 2017.

Më pas u zëvendësua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta MarkuNdërkohë që Llalla bën përpjekje përmes lobimit në SHBA për të hequr emrin nga lista e zezë e Departamentit të Shtetit, ai po hetohet në Shqipëri si i dyshuar se është përfshirë në një skemë pastrimi parash.

Akuza ndaj Llallës përfshin veprat penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë”, “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

10 mije dollare llalla lobim SHBA shpenzon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.