Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tregon kur do arrestohen peshqit e mëdhenj

15:26 / December 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkëlqim Hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish- prokurori dhe konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari i ftuar në rubrikën “Opinion” tha se është një hap i madh krijimi i Gjykatës Kushtetuese. Ai tha po ashtu se brenda janarit kjo Gjykatë do të ketë edhe anëtarin e saj të shtatë.

Sipas tij, kjo arritje i faturohet në radhë të parë ndërkombëtarëve, veçanërisht SHBA.

Ndër çështjet e para që kjo gjykatë pritet të marrë në shqyrtim, për Hajdarin është Kodi Zgjedhor.

“Listat u deklaruan të hapura, por nuk janë të hapura, kanë sërish përplasje. Kushtetuta e përcakton që janë të hapura por i lë mundësinë një subjekti që 1/3 ta mbajë të mbyllur, ose 100% të hapur.Kodi Zgjedhor mendoj që do jetë një nga shqyrtimet e para të Gjykatës Kushtetuese, nëse vërteton që ky kod bie ndesh me kushtetutën në 25 prill do kemi garë. Brenda 6 muajsh plotësohet numri 9 i Gjykatës së Lartë, Ndërkohë që SPAK ka filluar funksionimin. Fundi i janarit e gjen BKH të plotësuar. 6 mujori i parë që ne mbyllim e gjen vendin me GJK, Gjykatë të Lartë, SPAK dhe Byro Kombëtare të Hetimit që përgatite të dalë në det të hapur për të goditur korrupsionin në Shqipëri.

I pyetur se kur do të kapen të ashtuquajturit peshq të mëdhenj”, Hajdari u përgjigj:

“Kur të ringrihet demokracia. Pas këtyre zgjedhjeve të bëhet temë dite balancimi dhe ndarja e pushteteve jashtë ndikimit të krimit dhe korrupsionit, kur t’i bëjmë KQZ jo me komisione politike, kur në votime të marrin pjesë 50% e shqiptarëve që nuk besojnë, kur gjysma e elektoratit jashtë shtetit të japin votën e tyre, kur të përjashtojmë nga ndikimi i prodhimit të deputetëve segmentet e krimit. Edhe presidenti të zgjidhet nga populli. Do shohësh se atëherë do ketë peshk të bollshëm, do jetë edhe i madh”.

Shkëlqim Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.