Shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës 60 milionë dollarëshe të Kim Kardashian në Hidden Hills, e kanë paditur miliarderen për sjellje të keqe dhe për faktin që s’i ka paguar për punën e tyre.
Sipas padisë së paraqitur të hënën në Los Angeles, paditësit pretendojnë se Kardashian ishte vonë me pagën e tyre, mbajti 10 përqind të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë, refuzoi t’i paguante ata jashtë orarit , dhe ndonjëherë i detyronte ata të punonin pa pushime vakti.
Andrew Ramirez, vëllai i tij Christopher Ramirez dhe djali Andrew Ramirez Jr, së bashku me Aron Cabrea, Rene Ernesto Flores, Jesse Fernandez dhe Robert Araiza e paditën Kim për paga të papaguara dhe për kohën shtesë në punë.
Ndërkohë, një burim i afërt me Kim shtoi për padinë,
“Ajo nuk ka një histori të mos paguajnë faturat e saj në kohë – kurrë nuk ka dhe kurrë nuk do të. Ajo krenohet shumë duke paguar njerëzit në kohë për punën e tyre, kështu që kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me të dhe këta punëtorë po padisin personin e gabuar.”
Kim Kardashian po përflitet prej muajsh për një lidhje dashurie me mikun e saj të ngushtë, Van Jones. Dyshja u përfolën për një marrëdhënie përtej miqësisë në muajin prill, vetëm pak javë pasi Kim dorëzoi në gjykatë kërkesën për divorc nga Kanye West.
Nëna e katër fëmijëve ka punuar si praktikante në organizatën jofitimprurëse të drejtësisë penale të Van Jones, Dream Corps JUSTICE, ndërsa po studion për diplomën e saj të drejtësisë. Mes gjithë fjalëve që thuhen lart e poshtë për ta, Van Jones ka folur për herë të parë për Kim teksa ka dhënë një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”. Ai i ka hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit për lidhjen e shumëpërfolur, pasi ka folur me superlativa për Kim.
“Ajo po ja del mbanë në mënyrë të mahnitshme. Mendoj se e ka përdorur platformën për të ndihmuar njerëzit. Babai i saj ishte një avokat dhe ajo ka dashur gjithmonë që të bëhet avokate. Unë mendoj se ajo do jetë një avokate e jashtëzakonshme. Që tani mendoj se është një nga avokatet më të mira që kemi në drejtësinë penale”, është shprehur Van për Kim.
Dyshja nisën miqësinë e tyre në vitin 2018-të, kur folën në samitin për reformën në drejtësinë penale dhe të dy kanë punuar shumë pranë njëri-tjetrit. Van i është gjendur pranë në çdo moment Kim për këtë hap të ri në karrierë dhe kjo është bërë shkak që shumë ta akuzojnë yllin e televizionit se ajo po e përdor Jones.