Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi se gjuha e vetme që kupton Vladimit Putin është ajo e forcës, dhe se aleanca ushtarake ka për detyrë të ndihmojë Ukrainën me pajisjet e nevojshme ushtarake për të fituar luftën ndaj pushtuesve.
Anders Fogh Rasmussen u ndal edhe te sanksionet e vendosura ndaj Moskës, një hap të cilin e konsideroi të mirë.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion maksimal ndaj Rusisë përmes dorëzimit të të gjitha armëve dhe ndërprerjes së të gjitha financimeve për Rusinë. Kjo do ta gjunjëzonte makinën e luftës së Putinit.”
Ai paralajmëroi se rreziku që konflikti të përhapet më tej në kontinent është më i lartë pas luftës në Ukrainë.