Ish velinë e programit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel” , Anisa Mukaj, është larguar nga Shqipëria për të arritur ëndrrën e saj si modele. Ajo nisi një karrierë të re jashtë kufijve dhe me fotot e fundit në Instagram, tregoi sesa po e shijon këtë moment.
Anisa rrëfeu për “Panorama Plus”se vetëm për dy javë arriti të nënshkruante një kontratë 2-vjeçare me “Major Model Management”, një nga agjencitë më të mëdha dhe më të suksesshme në Milano dhe jo vetëm, pasi zyrat e tyre ndodhen edhe në Paris, Neë York dhe Munich.
Aktualisht ndodhet në Stamboll, sepse siç thotë, e ka marrë përsipër një agjenci shumë e mirë atje dhe cdo gjë po i shkon mbarë, pasi pozon për firma turke, katalogë, sfilata dhe website.