Njerëzit e kanë quajtur një tallje të turpshme dhe të pavend atë të ish- zonjës së parë të Francës e cila ka postuar një video ku bën sikur ka kollë dhe i merret fryma.
Pak ditë më parë në “Instagram”, publikoi një mesazh mbështetjeje për “bashkatdhetarët” italianë të angazhuar në luftën kundër koronavirusit.
Po vetëm pak ditë më parë, sipas “Dagospia”, në mes të javës franceze të modës, vetë Carla Bruni improvizoi nje situate, qe quajt e turpshme dhe për t’u dënuar. Dhe mbi të gjitha me presidentin e “LVMH Fashion Group”, Sidney Toledano.
Kur Bruni pa Toledano-n mes fotografëve dhe gazetarëve, ajo vrapoi ta takonte për ta puthur.
Dhe ai shtoi: “Sigurisht, le të puthemi, le të mos jemi budallenj! Ne jemi të brezit të vjetër! Ne nuk kemi frikë nga asgjë, nuk jemi feministë dhe nuk kemi frikë nga koronavirusi. Nada!”.
Por nuk ka mbaruar këtu: Bruni gjithashtu simuloi një krizë të frymëmarrjes, me kollë, e cila u quajt një tallje me ata që janë përlotur, që kishin frikë nga emergjenca, nga pandemia, vdekja që e ka përfshirë të gjithë Italinë dhe botën. Video është postuar nga “Libero Quotidiano”.
