Taulant Dedja, një emër shumë i njohur dhe i rëndësishëm i Partisë Socialiste, ish-deputet i saj, ish-prefekt i Tiranës, ish-zëvëndës ministër, i ka bërë thirrje Fatos Nano, të reagojë për situatën në të cilën ndodhet vend.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, socialisti Dedja i drejtohet Fatos Nanos, duke i thënë se nëse i dhimbset pak Shqipëria dhe partia, për të cilën bëri katër vjet burg të padrejtë, të dalë e të thotë një fjalë për atë që po ndodh sot.
Më tej, Dedja shkruan se nuk e kupton heshtjen e Nanos dhe as të dy ish-Presidentëve, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, dhe aq më pak të shkrimtarit kombëtar, Ismail Kadare.
“Fatos Nano, nese te dhimbset pak Shqiperia dhe partia per te cilen bere 4 vjet burg te padrejte, dil e thuaj nje fjale per ate qe po ndodh sot! Nuk besoj se je duke shkruar ndonje liber… Nuk e kuptoj as heshtjen tende, as te dy ish-presidenteve Meidani dhe Moisiu. Aq me pak te shkrimtarit kombetar Ismail Kadare… Topi dihet qe shkoi “mish per top”!”, shkruan Dedja.