Një granatë e paplasur është gjetur ditën e sotme nga punonjësit e UKT, pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Vangjel Furxhi”, ndërsa granata është gjetur nga punonjësit gjatë hapjes së një kanali për tubacionet.Zona ku u gjet granata është rrethuar, ndërsa pritet mbërritja e ekspertëve për të bërë çmontimin e saj.
