Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ishin kthyer në tmerrin e italianëve, shkatërrohet banda e shqiptarëve

10:44 / June 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grabitje vjedhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë shqiptarësh që merreshin me grabitjet e banesave. Mësohet se shqiptarët kishin në shënjestër zonat e provincës toskane, në Firence, Siena dhe Arezzo. Së fundmi bënë një goditje në Londo, por kjo do të rezultonte fatale për arsye se ishin nën vëzhgim nga policia.

Të arrestuarit janë të moshave 46, 49 dhe 53 vjeç. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura, por mësohet se banonin të gjithë në Firence. Shqiptarët u kishin krijuar probleme prej disa kohësh autoriteteve italiane.

Ata vidhnin banesa dhe hotele ku qëndronin turistë. Gjithçka nisi dimrin e shkuar, kur pati denoncime të shumta në Londa. Të njëjtat denoncime u ndoqën edhe më vonë në disa bashki të tjera. Kamerat e sigurisë shërbyen për të treguar se si operonin shqiptarët.

Gabimi që do të kapte shqiptarët do të ishte një makinë e vogël në emër të 53-vjeçarit shqiptar. Këtu nisi gjurmimi i grupit. Sipas hetimeve, banda lëvizte pasditeve vonë ose në darkë pranë shënjestrave.

Makinën e parkonin në një distancë të caktuar nga shtëpia që do të vidhnin. Pastaj në këmbë shkonin dhe qëndronin në zonat pyjore që rrethonin vilat. Shpesh, sipas mediave italiane, qëndronin edhe me orë të tëra dhe prisnin sa të binte nata në mënyrë që të kryenin grabitjet.

Ata merrnin para dhe sende me vlerë. Kështu që një natë, shqiptarët u ndoqën nga policia, derisa u kthyen në Firence herët në mëngjes. Pas kësaj, u vunë menjëherë në pranga. Megjithatë vijojnë hetimet për të zbuluar nëse pjesë e grupit kishte të tjerë persona.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

E qëlloi me thikë në zemër/ Flet 68-vjeçari që vrau gruan: I thosha të rrinte tek shtëpia jonë, jo tek e vajzës

17:36 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.