Policia arrestoi tre persona me akuzën e dhunimit të 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj mbrëmë në Ballsh.
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tre të arrestuarit që e goditën dhe e lanë të shtrirë për tokë tashmë do të përballen me drejtësinë.
Disa nga banorët e zonës u shprehën se ndër të tjera 57-vjeçari me tre personat e tjerë, të dehur pasi pinë në një nga lokalet e lagjes “5 Shkurti” u konfliktuan mes të tjerash edhe për çështje politike duke përfunduar në përplasje fizike.
Të arrestuarit për ngjarjen janë Fitim Zekaj, Festim Alimertaj dhe Ferdinand Meraj.
57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore
