Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

ISHPSHSH: Rreth 22 mijë vende pune të kontrolluara në mars, 782 masa administrative për shkelje

12:20 / May 2, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2419
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektimet në subjektet private dhe publike u intensifikuan gjatë muajit mars 2026, me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve.

Sipas të dhënave mujore të publikuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore gjatë kësaj periudhe janë inspektuar 925 subjekte në të gjithë vendin, me fokus në verifikimin e kushteve të punës, zbatimin e kontratave, respektimin e orarit dhe pagesave, si dhe standardet e sigurisë në ambientet e punës.

Nga këto kontrolle janë verifikuar gjithsej 22,162 vende pune, në funksion të evidentimit dhe parandalimit të shkeljeve që mund të cenojnë të drejtat e punonjësve.

Paralelisht, gjatë muajit mars janë zhvilluar edhe 188 inspektime këshilluese, të cilat synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të subjekteve për zbatimin korrekt të legjislacionit në fuqi.

Megjithatë, nga verifikimet janë konstatuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh, duke çuar në vendosjen e 782 masave administrative ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar detyrimet ligjore.

Një tjetër element i rëndësishëm ka qenë trajtimi i 120 ankesave të paraqitura nga qytetarët dhe punëmarrësit, të cilat lidhen kryesisht me problematika të kontratave të punës, kushteve të punës dhe mosrespektimit të të drejtave ligjore.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kontrolluara Pune vende
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.