Tenzin Mariko ishte një murg tibetian, para se të vendoste të bëhej model tranvestit. Historia e tij ka pushtuar internetin.
Mariko është një prej gjashtë vëllezërve të tij, dhe prindërit lëvizën nga Tibeti për në Indi në vitet ’90. Si fëmijë ai tërhiqej nga gjërat femërore dhe shpesh kishte sjellje ndryshe. Ai ka rrëfyer për Times of India se gjërat nuk ndryshuan për të edhe kur ishte në manastir dhe u bë murg në moshën nëntë vjeç.
Gjërat për të ndryshuan në 2014, kur një video e tij që kërcen me veshje femërore u përhap me shpejtësi në internet. Ai hoqi dorë nga petku i murgut, iu nënshtrua operacioneve për tu kthyer në femër, dhe sot është një nga modelet më të njohura tranvestite.





