Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oregon, në SHBA ku një nënë qëlloi për vdekje dy fëmijët e saj të moshës 6 dhe 8 vjeç përpara se të vriste veten, tha policia.
Gruaja ishte në gjyq me ish-burrin lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të saj, sipas dokumenteve të Gjykatës.
Ashley Palmer, 31 vjeç, kishte kërkuar në gjykatë të paktën dy herë në mënyrë urgjente kujdestarinë e plotë të fëmijëve, duke përmendur paqëndrueshmërinë e ish-partnerit të saj.
Ish-partneri, Jenavie Palmer, ishte planifikuar të merrte fëmijët të martën, ditën kur u gjetën të vdekur.
Trupat e tyre u konstatuan rreth orës 07:45 të mëngjesit kur oficerët dhe ekipi i krimeve të rënda mbërritën në apartament, tha Departamenti i Policisë Gresham në një njoftim për shtyp.
Pas hetimeve dhe autopsisë, policia konfirmoi se Ashley Palmer dhe fëmijët vdiqën nga plagët me armë zjarri.
Sipas asaj që bën me dije Abc, fëmijët u identifikuan si Kayleana Beatrice Palmer, 6 vjeç dhe Xavier Rayvaughn Danger Palmer, 8 vjeç.
Jenavie Palmer, tha se ishin divorcuar në vitin 2020 me Ashleyn dhe ishin në një mosmarrëveshje “shumë të keqe” për kujdestarinë.
“Ne ishim në mes të gjyqit dhe fëmijët po shkonin sa në një shtëpi te tjetra”, tha Jenavie Palmer, 34 vjeçe, nga Portland.
