Ambasadorët e huaj në Shqipëri kanë treguar herën e tyre të parë… se kur kanë votuar. Në një spot të xhiruar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ata kanë ftuar të gjithë personat që kanë mbushur moshën, që të ushtrojnë vullnetin e tyre pas pak ditësh. Në mënyrë që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.
PJESË NGA RRËFIMET:
Elsa Hastad, Suedi: Epo, isha shumë e ekzaltuar
Elisabeth Barsacq, Francë: Ishte në Paris, qytet shumë romantik
Fabrizio Bucci, Itali: Është dita kur bëhesh adult
Marvos Alonso: Çdo gjë mbaron shpejt. Hera e parë, je aty pastaj nuk je më aty.
