Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset anija në brigjet greke

09:02 / May 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2607
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një anije mallrash që transportonte rreth 8 mijë tonë sodë u fundos në veri të ishullit Andros në Greqi, ndërsa të 9 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan me sukses nga autoritetet bregdetare.

Sipas informacioneve zyrtare, anija po lundronte nga Shqipëria drejt Ukrainës dhe mbante flamurin e Vanuatus.

Protothema shkruan se alarmi u dha në orët e mëngjesit tek autoritetet portuale pasi anija u përplas me shkëmbinj në një zonë të vështirë detare në veri të Androsit., duke çuar më pas në fundosjen e saj.

Anija, që transportonte rreth 8 mijë tonë sodë nga Shqipëria drejt Ukrainës, pësoi dëme të mëdha pas incidentit.

Në bord ndodheshin gjithsej nëntë anëtarë të ekuipazhit, tetë prej të cilëve shtetas turq dhe një shtetas nga Azerbajxhani. Të gjithë marinarët u shpëtuan me sukses gjatë një operacioni të rojes bregdetare. Dy prej tyre u nxorën nga deti nga një mjet i rojes bregdetare, ndërsa shtatë të tjerët u lokalizuan dhe u nxorën nga një zonë e vështirë shkëmbore në Andros.

Të shpëtuarit u transportuan në mënyrë të sigurt në portin e ishullit dhe, sipas informacioneve të para, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në zonë po operojnë dy mjete lundruese të rojes bregdetare, ndërsa edhe dy të tjera janë nisur drejt vendngjarjes. Për të dhënë ndihmë në vendin e aksidentit u afruan gjithashtu anija e pasagjerëve “Samos”, tre anije që po kalonin aty pranë si dhe një helikopter i Forcave Ajrore Greke.

Kushtet e motit në zonë raportohen të mira, gjë që ndihmoi në shpëtimin e ekuipazhit. Shkaqet e përplasjes dhe fundosjes po hetohen nga autoritetet përkatëse.

anija fundoset Shqipëria Ukrainë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.