Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Ishte torturë”, i riu shqiptar: Do të doja të mos kisha provuar kurrë të hyja ilegalisht në Britani

12:20 / November 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 93
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një emigrant shqiptar tregon me detaje në një intervistë për gazetarin e “BBC”, Joe Inwood, sesi kishte mundur të emigronte për në Mbretërinë e Bashkuar dhe si u dëbua. “Unë nuk kërkova azil, u thashë se jam emigrant ekonomik”, tha Artani. “Na dhanë qeset plastike me gjërat tona, më thanë nesër në mëngjes do të mbërrini në Tiranë”.

Artani emri i tij jo i vërtetë, rreth 30 vjeç, tregon se u kishte paguar kontrabandistëve kurdë rreth 3,500 £ për udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanalin anglez, duke marrë hua paratë nga miqtë dhe familja. “Trafikantët ishin të armatosur me thika dhe pistoleta. Ata na kërcënonin vazhdimisht, duke thënë të mos filmonim asgjë dhe as të mos pinim cigare pasi drita mund të tregonte vendndodhjen tonë”, ka thënë ai për udhëtimin e rrezikshëm me kontrabandistët.

Pavarësisht kërcënimit, ai arriti të regjistrojë disa pamje nga udhëtimi i tij nëpër Kanal. “Udhëtimi përtej Kanalit ishte torturë. Ishte ftohtë, stuhi dhe tepër e frikshme. Një varkë e policisë franceze u shfaq 20 minuta pas udhëtimit tonë. Ata na shoqëruan nga një distancë ndoshta 200 metra, vetëm duke vëzhguar, gjë që na siguroi. Ata qëndruan për tre orë, ndoshta më shumë. Më pas kaluam në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe thirrëm policinë britanike”, tregon ai.

Autoritetet britanike i kishin ndihmuar të dilnin të sigurtë në breg. “Ata na thanë se po vinin për të na marrë, se nuk duhet të na zërë paniku. Ata u sollën mirë dhe u dukën shumë mikpritës dhe të sjellshëm”, tha 30-vjeçari.

Një nga arsyet pse Artani u deportua ishte se ai ishte i sinqertë për arsyet e tij të udhëtimit në Britani. Ai nuk u përpoq të kërkonte azil, por këmbënguli se ishte atje për të punuar. “Në atë moment isha aq i mërzitur sa nuk mund ta përshkruaj. Ndjeva se truri po më shpërtheu dhe nuk mund të bëja asgjë për të gjithë“. Artani pranon me lehtësi se ka shkelur ligjin dhe kjo ishte arsyeja pse ai u dëbua.

“Kam qarë gjatë gjithë udhëtimit, që nga momenti që hipa në atë autobus dhe kuptova se po më dëbonin, deri sa mbërrita në Shqipëri. Ishte një terror i paimagjinueshëm. Me siguri do thoja që mos zgjidhni gomonen. Nëse ka një rrugë ligjore, me vizë, atëherë po largohuni, por ju lutem mos mendoni kurrë të largoheni me gomone”.

London
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.