Me një natyrë të paprekur pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj, Ishulli i Sazanit, i konsideruar si një resurs mjaft tërheqës për të huajt, ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Vlorës dhe Gadishullit të Karaburunit.
Kjo ka bërë të mundur shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve apo dëmtimeve të tjera. Në perëndim të ishullit formohet Gryka e Xhehenemit.
Ai është një gji i vogël, por i hapur dhe goxha i thellë. Në bregun lindor formohet gjiri i Shënkollës.
Aty është ndërtuar edhe porti detar-ushtarak i ishullit. Në jug të tij shtrihet gjiri i Japrakut. Fiks këtu ndodhet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare. Temperatura mesatare vjetore arrin në 16,2 gradë celsius.
Mesatarja e janarit është 10 gradë celsius dhe ajo e korrikut 23,4 celsius. Në këtë ishull ndodhen edhe disa shpella të pa eksploruara dhe të pashfrytëzuara aspak nga dora e njeriut.