Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Islandë-Shqipëri/ Shënojnë kuqezinjtë dhe kalojnë në avantazh

21:26 / June 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiperi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë hap rrugëtimin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Pas përjashtimit të Rusisë, kuqezinjtë luajnë sfidën e parë ndaj nordikëve në fushën e këtyre të fundit dhe me një fitore mund të marrin që sot vendin e parë në grup.

Trajneri Edi Reja prej ditësh provon një formacion që në ditët e para të grumbullimit dhe e ka konfirmuar në sfidën e sotme. Kështu, në sulm do të jetë dyshja Seferi-Çikalleshi, me sulmuesin e Tiranës që do ta nisë kështu si titullar.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, Reja nuk ka bërë lëvizje të mëdha, me Çekiçin që merr vendin e Bares në mesfushë, ndërsa Balliu do të luajë djathtas e Hysaj në të majtë të prapavijës.

 lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=628&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Flive islande shqiperi shperthen festa kuqezi seferi tund rrjeten per here te pare video%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.comISLANDË-SHQIPËRI 0-1

30′ Seferi

MINUTË PAS MINUTE

30’ Gol Shqipëria! Shënon Seferi i cili i jep avantazhin kuqezinjve pas një aksioni të Abrashit i cili tentoi portën, Portieri vendas nuk ia doli të largonte sferën dhe Seferi përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë.  

29’ Seferi dhe Balliu tentojnë dy herë radhazi të gjuajnë në portë brenda pak sekondash, në të dy rastet duke u bllokuar nga mbrojtja vendase.

26’ Lëvizje të mira nga kuqezinjtë në krahun e djathtë, topi ne qendër i Abrashit nuk shfrytëzohet e më pas Gjimshiti nuk arrin të pasojë për Seferin përpara portës kundërshtare duke çuar topin jashtë.

22’ Hysaj humb topin në gjysmëfushë dhe Johaneson përfiton për të lëshuar një gjuajtje nga jashtë zonës, por për fat të mirë pa gjetur katërkëndorin e Berishës.

19’ Berisha shpëton Shqipërinë nga goli i disavantazhit. Pas një rivënie anësore, topi shkon te Sigurdson i cili gjuan në portë, por sheh portierin të devijojë mbi traversë sferën.

17’ Shqipëria mundohet të nisë topin disa herë radhazi në zonën vendase, por nuk gjen hapësirë për gjuajtje, pasi çdo tentativë bllokohet nga mbrojtja islandeze. Në fund është Seferi i cili gjuan por sheh sferën të devijohet mbi traversë.

14’ Sigurdson i shmanget pozicionit jashtë loje, del në krahun e djathtë por pasimi i tij në qendër largohet nga Kumbulla.

10’ Rivënie anësore e rrezikshme e islandezëve që hedhin topin në zonë, Helgason mundohet të devijojë me kokë por Berisha del dhe prek sferën duke fituar një faull.

6’ Shumë faulle në minutat e parë të sfidës, por kuqezinjtë janë ata të cilët kanë iniciativën dhe zhvendosin manovrën në gjysmëfushën kundërshtare.

2’ Shqipëria fiton shpejt një goditje këndi në krahun e djathtë, por kuqezinjtë kthejnë topin mbrapa në ekzekutimin e saj duke humbur mundësinë për të rrezikuar portën vendase.

1’ Nis ndeshja me topin e parë nga qendra që shkelmohet nga Cikalleshi.

gol islande Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.