Ardian Ismajli u shfaq i zhgënjyer me humbjen ndaj Polonisë, megjithatë deklaroi se skuadra bëri maksimumin dhe një ndeshje mjaft të mirë.

“Falënderoj tifozët për këtë atmosferë të shkëlqyer. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, fati nuk ishte me ne. Te goli gabuam në vendosje por këto episode i ka futbolli. Tashmë të shikojmë përpara.

Mbulimi i Lewandowskit? Leva është një sulmues që bën 40 gola në sezon ose edhe më tepër dhe nuk është e lehtë ta mbulosh, por unë dhe Kumbulla e bëmë mirë punën me të. Pengu i vetëm i kësaj sfide është që nuk fituam”, tha Ismajli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here