Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

ISSH rrit kompensimin për invalidët e punës, miraton statutin e ri

11:43 / May 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2783
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi projektin e Statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe rritjen e kompensimit të shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe vajrave lubrifikante për invalidët e punës. Sipas vendimit të ri, masa e kompensimit rritet nga 10 mijë lekë në 15 mijë lekë, duke synuar lehtësimin e kostove për këtë kategori përfituesish.

Nën drejtimin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mbledhja e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, shqyrtoi dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme për funksionimin e institucionit dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.

“Në këtë mbledhje, Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore z. Astrit Hado, paraqiti për shqyrtim projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”. Statuti është dokumenti themelor që përcakton organizimin, funksionimin dhe drejtimin e ISSH-së, duke synuar forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e eficiencës administrative.

Këshilli Administrativ miratoi gjithashtu projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në vendimin nr. 723, datë 19.11.1998, ‘Për zbatimin e ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar”. Ndryshimi i miratuar parashikon rritjen e vlerës së kompensimit për rimbursimin e shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe vajrave lubrifikante për invalidët e punës, nga 10,000 lekë, në 15,000 lekë”, njofton ISSH.

invalidët ISSH Kompensim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.