Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Itali/ 800 mijë euro mashtrim, kompania shqiptare nën hetim

19:31 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
carabinier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një kompani shqiptare është përfshirë në një skemë evazioni fiskal në shuma të konsiderueshme monetare, ka zbuluar një hetim i autoriteteve ligjzbatuese italiane. Siç raportojnë mediat italiane: Tre kompani biznesi që operojnë në sektorin e prodhimit e tregtimit të produkteve mjekësore, njëra prej të cilave me seli në Tiranë e dy të tjera në Cosenza të Italisë akuzohen nga Policia Financiare italiane për mashtrim fiskal në fryrje të faturave të tyre të tregtimit të ilaçeve me qëllim uljen e taksës tatimore.

Ilaçet, të cilat bliheshin me çmim mjaft të lirë në Kinë e Pakistan, tregtoheshin në Shqipëri e më pas mbërrinin në Itali të papërpunuara e me një vlerë të dyfishuar nga çmimi i tyre i vërtetë. Operacioni i Financës italiane i koduar “Trekëndëshi” ka zbardhur një skemë mashtrimi fiskal me vlerë mbi 800 mijë euro ndaj tre kompanive me pronarë dy sipërmarrës italianë banues në Kozenca e anëtarë të së njëjtës familje.

Hetimet e drejtuara nga prokurorët Pier Paolo Bruni e Maurizio De Franchis, kanë zbardhur se këto kompani që operojnë në sektorin e “Prodhimit e tregtimit të produkteve mjekësore”, me anë të një mekanizmit të sofistikuar mashtrimi në mbifaturimet fiskale, kanë kryer një evazion tatimesh në vlerë monetare mbi 800 mijë euro.

Financierët italianë kanë zbuluar se kompania e ilaçeve e ngritur e me bazë në Tiranë, blinte mallra nga furnizuesit në Kinë e Pakistan. Ilaçet tranzitonin në portin e Gioia Tauros me destinacion final dy kompanitë motra të ilaçeve në Cosenza të Italisë.

Mallrat shoqëroheshin nga fatura shitje me shifra të fryera, të falsifikuara e jo me çmimin e tyre real.

Në sintezë, kompania shqiptare blinte produkte mjekësore nga furnizues në vende jo të Bashkimit Europian e i shiste më pas në Itali pa iu nënshtruar asnjë procesi përpunimi e duke dyfishuar vlerën e tyre.

Në këtë mënyrë, me anë të këtij mashtrimi fiskal, dy kompanitë e ilaçeve në Itali rrisnin koston e mallrave që tregtonin duke ulur vlerën e tyre tatimore me përfitime ekonomike të paligjshme e të pajustifikueshme.

hetim Itali kompania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

I dënuar me 13 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

14:20 / July 12, 2026

Helmimi i 60 studentëve, reagon kompania “SORI-AL”: Nuk rezulton që shkaku të jetë ushqimi, kërkojmë hetim të plotë, aty është evidentuar prania e virozave sezonale

13:43 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.