Policia italiane arrestoi një shqiptar, pasi atij iu gjet një sasi droge. Karabinierët gjatë një aksioni rutinë ndaluan shqiptarin, i cili po drejtonte një makinë luksoze dhe ata nisën kontrollin. Atij iu gjet e fshehur në një paketë cigaresh një sasi kokaine.
Sipas mediave italiane, në pranga përfundoi një 50-vjeçar shqiptar që jetonte në Bastia. Veprimtaria e tij nuk ishte e panjohur më parë nga policia. Prej kohësh policia e kishte skeduar atë si person me rrezikshmëri dhe që ishte përdorues droge.
Pas kontrolleve në makinë, policia shkoi edhe në shtëpinë e tij ku gjeti një peshore elektronike si dhe 3450 euro. Gjithashtu pjesë e sekuestrimit ishte edhe makina luksoze me të cilën lëvizte shqiptari, tashmë i arrestuar.