Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia pyet shoqet e 21-vjeçares: Na ftuan për birra e kokainë

18:35 / January 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 01 10 171334 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë të rinjve të cilët ndodhen në kërkim për mbylljen në banesë të vajzës 21-vjeçare në Astir, e cila alarmoi policinë, u është shtuar edhe një tjetër akuzë. Ata akuzohen dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Me këtë akuzë shtesë të rinjtë do të përballen me drejtësinë pasi shoqet e 21-vjeçares i thanë policisë së kanë shkuar me dëshirë në banesë, pasi shoqja e tyre i thirri për të festuar me djemtë dhe të konsumojnë kokainë. Akuzat e tjera për të cilat ata akuzohen janë armëmbajtja pa leje për shkak të dy pistoletave të gjetura në shtëpi, heqje e paligjshme e lirisë pasi izoluan vajzën në apartament dhe falsifikim dokumentesh. Kjo e fundit për shkak se njëri prej të rinjve mbante me vete dokumente false.

Mes personave të shpallur në kërkim është dhe i dashuri i vajzës që telefonoi policinë për ndihmë. Ai është Joni Sadikaj, 26 vjeç, nga Tepelena, i cili së bashku me 4 shokët e tij nga Tirana dhe Vlora kanë kaluar mbrëmjen nën shoqërinë e 3 vajzave në 2 apartamentet që kishte marrë me qira ditore.

Rasti i pazakontë ndodhi rreth orës 13:30 të së enjtes. Shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA shkuan në zonë, ku nisën negociatat për të hapur derën. Pretendime për dhunë dhe rrëmbim patën edhe prindërit e vajzës të cilët bashkëpunuan me policinë.

Forcat RENEA zbritën nga tarraca e pallatit dhe hynë në ballkonin e banesës në katin e tetë, pasi patën dyshime se vajza mund të ndërmerrte ndonjë akt ekstrem. Pas marrjes në pyetje të vajzës, u zbuluan armët, dozat e kokainës dhe jeleku antiplumb në apartamentin tjetër. /Klan News/

21-vjeçarja Astir kokaine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.