Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Itali/ Numri i rasteve të infektuar me COVID-19 kalon shifrën e 1 milionë personave

13:40 / November 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c e6292ef45c9485ad1e7f394d5a533e17 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në Itali, numri i të infektuarve në vend ka shkuar në mbi një milion. 

Sipas të dhënave të përditësuara të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 32.961 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt në vend ka arritur në 1.028.424.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 613.358, kurse i pacientëve në kujdes intensiv ka arritur në 3.081.

Bilanci i të vdekurve është rritur me 623 në 24 orët e fundit, për të shkuar në 42.953. Shifra e sotme e të vdekurve është më e larta e regjistruar që nga 6 prilli, kur jetën humbën 638 njerëz. Ndërkaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 372.113, me 9.090 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, shoqatat e mjekëve dhe infermierëve të vendit vazhdojnë të shprehen se kapacitetet e spitaleve kanë filluar të mbushen. Në Torino, kryeqytetin e rajonit Piemonte në veri, i cili raportohet të ketë regjistruar rritjen më të lartë të rasteve, një spital fushor ka filluar të ndërtohet nga njësitë e ushtrisë italiane rreth stadiumit të Klubit Futbollit të Juventusit. Më parë, një kishë në qytet u ofrua për trajtimin e pacientëve me COVID-19 duke vendosur shtretër.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë: “Nga 300 në 1,000 në ditë”/ Goditen rafineritë, bie prodhimi i benzinës

09:01 / August 29, 2026

Shembja e akullnajës në kufirin Nepal-Tibet ndez alarmin e ekspertëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun për katastrofa

08:57 / August 29, 2026

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.