Italia bën të detyrueshëm vaksinimin anti-Covid për grupmoshat mbi 50-vjeç.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave pas mbledhjes dy orëshe.
Dekreti i ri anti-Covid i firmosur i cili përmban një shtrëngim të mëtejshëm për të frenuar Omicron pritet të bëhet publik vendimi i firmosur nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.
Për të aksesuar shërbimet nga dyqanet te bankat, nga parukierët te estetistët, qytetarëve do t’u duhet certifikata bazë jeshile, e cila merret edhe me një vaksinë.
Në 24 orët e fundit Italia regjistroi 189.109 të infektuar e 232 viktima.
