Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Italia dhe Malta propozojnë në BE qendër emigrantësh në Shqipëri dhe Tunizi

20:06 / July 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salvini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tension në Helsinki midis vendeve të BE-së për çështjen e emigrantëve. Nga njëra anë Italia dhe Malta dhe nga ana tjetër Gjermania dhe Franca, dallimet e të cilave mbeten të mëdha. Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë, këmbëngul që të krijohen pritjeje për emigrantët në Shqipëri dhe Tunizi. Ai i konsideron si vende të sigurta për pritjen e emigrantëve.

“Për herë të parë ne dhe Malta paraqitëm një propozim të përbashkët që u përkrah edhe nga shtete të tjera që nuk i kundërvihet, por integrohet me propozimin franko-gjerman. Ne duhet të punojmë me një angazhim koherent politik dhe financiar për të zbatuar marrëveshjet e zbarkimit dhe qendrat e pritjes në vendet e treta jashtë BE-së. Unë kurrë nuk do të firmos një dokument që përcakton se të gjithë refugjatët e shpëtuar në det të vijnë në shtëpinë time”, ka deklaruar Salvini cituar nga mediat italiane.

“Ne duhet të punojmë për një angazhim koherent politik dhe financiar për të zbatuar marrëveshjet e uljes (dhe qendrat) me vendet e treta. Është një pikë vendimtare që mund të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve në nivel të BE-së sa i përket solidaritetit dhe rishpërndarjes”, thuhet në një dokument jozyrtar dhe konfidencial të përgatitur nga Italia dhe Malta për takimin e sotëm të ministrave të Brendshëm të BE-së.

Salvini ka këmbëngulur në përforcimin e angazhimit për të parandaluar largimet dhe për të rritur dëbimet, duke përfshirë edhe një listë të vendeve të sigurta “për ripranime automatike”.

Malta dhe Italia kundërshtojnë idenë e portit të parë të sigurt për emigrantët (duke u frikësuar se iu duhet të mbajnë gjithë barrën e personave të ardhur), ndërsa pretendojnë se rishpërndarja e refugjatëve lë vetëm emigrantë të paligjshëm në vendet e para të mbërritjes.

Plani është kundërshtuar nga Franca dhe Gjermania, por ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, e pranon idenë e një vendi pritës jashtë BE-së.

“Besoj se refugjatët e shpëtuar nga kalimi i rrezikshëm i Mesdheut duhet të sillen në një port të sigurt, por ky jo domosdoshmërish të jetë një port evropian. Shpresoj ti japim fund “procesit të dhimbshëm” të javëve të fundit ku refugjatëve iu është dashur të durojnë “tetë ose 14 ditë larg bregdetit” nën përkeqësimin e kushteve humanitare. Ky trajtim është thjesht i padenjë për Evropën”, ka deklaruar ai.

Matteo Salvini ministri i Brendshëm i Italisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.