Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Italia dhe SHBA-ja kryejnë operacion kundër mafias siciliane

23:18 / November 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia italiane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia italiane dhe Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) kanë kryer operacion të koordinuar më 8 nëntor kundër anëtarëve të dyshuar të mafisë në Sicili dhe New York, duke shënjestruar familjen e fuqishme të krimit, Gambino, dhe bashkëpunëtorët e saj.

Urdhërarrestime për 17 të dyshuar janë ekzekutuar, përfshirë shtatë në rajonin e Sicilisë dhe dhjetë në New York, njoftoi policia italiane.

Të arrestuarit akuzohen për krime të ndryshme që lidhen me mafian dhe shoqatat kriminale e deri te zhvatja e manipulimi i ankandeve.

Departamenti amerikan i Drejtësisë më vonë sqaroi se vetëm 16 prej të dyshuarve janë arrestuar, duke shtuar se një i dyshuar në Itali është ende në arrati.

Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se dhjetë anëtarët apo bashkëpunëtorët e dyshuar të familjes Gambino janë arrestuar në SHBA, e të cilët akuzohen për zhvatje, shantazh, hakmarrje ndaj dëshmitarëve “dhe krime të lidhura me sindikatat”.

“Siç pretendohet, për vite të tëra të pandehurit kanë kryer shantazhe të dhunshme, sulme, zjarrvënie, kanë frikësuar dëshmitarët dhe kanë kryer krime të tjera duke tentuar që të dominojnë sektorin e depozitimit të mbeturinave dhe industrinë e demolimit në New York”, tha prokurori amerikan, Breon Peace.

Familja Gambino është një prej pesë familjeve të Cosa Nostras, mafies siciliane me seli në New York, sipas prokurorëve amerikanë. Familjet e tjera janë familja Gjenoveze, Lukeze, Kolombo dhe Bonano.

Cosa Nostra u bë e famshme dhe inspiroi filmat Godfather, edhe pse asaj i ka humbur fuqia, pasuria dhe ndikimi në botë, pasi primatin tani e ka mafia Ndrangeta, në rajonin jugor italian të Kalabrisë.

Por, policia italiane tha se hetimi i tyre i përbashkët me FBI-në që nisi në prill të vitit 2021 konfirmoi “fuqinë” e lidhjeve të krimit amerikano-italian.

Në mesin e të arrestuarve në SHBA është edhe Joseph Lanni, 52 vjeç, që dyshohet se ishte “kapiten” udhëheqës i grupit që po ashtu njihet me emrat si “Joe Brooklyn” dhe “Mommino”. Po ashtu janë arrestuar “ushtarë” të mafisë dhe bashkëpunëtorë të tyre, thanë autoritetet.

Mafia në New York ka humbur fuqinë në vitet e fundit, përfshirë nga arrestimet, por edhe nga konkurrenca e organizatave të tjera kriminale. Megjithatë, mafia besohet se është ende aktive.

Bosi i njohur i klanit Gambino, “Frank” Cali u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në New York në mars të vitit 2019.

mafia operacion siciliane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.