Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Italia e shokuar nga vrasja makabre, ja pamjet kur 32-vjeçari masakron emigrantin nigerian 

16:40 / July 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fhtg 552x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një krim i rëndë i ndodhur në mes të ditës në një treg ushqimesh në qytetin e Civitanova Marche, të Italisë, ka shokuar mbarë botën, për shkak edhe të pamjeve të aktit makabër, kryer nga një 32-vjeçar.

Filippo Claudio Giuseppe Ferlazzo, banor i qytezës buzë Adriatikut, i mori jetën 39-vjeçarit nigerian, që punonte si shitës ambulant, Alika Ogorchukwu.

Sipas mediave, vrasja brutale e Alikas u filmua nga shikuesit, të cilët nuk bënë asnjë përpjekje për të ndërhyrë fizikisht.

Policia përdori kamerat e rrugëve për të gjurmuar lëvizjet e Ferlazzo-s dhe e arrestoi atë të shtunën me akuzën për vrasje, ndërsa gjithashtu dyshohet se kishte vjedhur telefonin celular të viktimës.

Mediat vendase kanë raportuar se Ferlazzo aktualisht po mbahet në burgun Montacuto në Ankona, por mbi të pritet të mos rëndojë akuza për racizëm.

Videoja tronditëse e sulmit ka qarkulluar gjerësisht në mediat sociale, duke shkaktuar zemërim teksa Italia hyn në një fushatë zgjedhore parlamentare, në të cilën koalicioni i krahut të djathtë tashmë e ka bërë problem emigracionin.

Pamjet tregojnë Ferlazzon duke u përleshur me viktimën, i cili gjendet i shtrirë me shpinë në trotuar.

Alika po shiste mallra kur vrasësi i tij i rrëmbeu patericën dhe e goditi më shumë se 5 herë në kokë, pasi më parë emigranti nigerian i kishte komplimentuar të dashurën e tij nga Moldavia.

Gruaja e Alikës, Charity Oriachi, tha: “Tani dua vetëm drejtësi për burrin tim”, gjatë një proteste në vendin e vrasjes të shtunën.

“Vrasja e Alika Ogorchukwu na lë të zhgënjyer. Egërsi e paparë. Indiferencë e përhapur. Nuk mund të ketë justifikim”, shkroi në Tëitter, lideri i Partisë Demokratike, Enrico Letta.

Edhe Matteo Salvini, i cili po e bën sigurinë dhe emigracionin temë kryesore të fushatës së tij, shprehu gjithashtu zemërim për vdekjen, duke thënë se “siguria nuk ka ngjyrë dhe duhet të kthehet në një të drejtë”.

“Agresori ka shkuar pas viktimës duke e goditur fillimisht me paterica. Ai e bëri atë të binte përtokë, më pas ai mbaroi, duke i shkaktuar vdekjen nëpërmjet goditjeve të vazhdueshme me gurshta”, tha hetuesi i policisë Matteo Luconi në një konferencë për shtyp.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026

Protestat/ Rama: Progresraporti i BE-së kërkon dialog politik, e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet shmangur

12:36 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.