Italia e Luciano Spallettit nuk gabon në San Siro dhe fiton 2-1 kundër Ukrainës në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024.
Në Milano, të shtyrë nga 50,000 tifozët e pranishëm në Meazza, “Axurrët” lanë veten e tyre të “tërhiqej” nga një super Frattesi, autor i një goditjeje në pjesën e parë, fillimisht duke përfituar nga gabimi i Sudakov (12′), më pas rikuperoi topin nga gjuajtja e Zaniolos (29′).
Në minutën e 41-të goli i Yarmolenkos, me një “asistim” të Dimarco rihapi ndeshjen dhe i çon Axurrët në një pjesë të dytë në vuajtje, ndonëse me disa raste të humbura përballë Bushchanit dhe traversën që ndalon Locatelli.
Fitorja e pare e epokës Spalletti, që rindez moralin e një kombëtareje që kishte nevojë të gjente fitoren dhe të buzëqeshte sërish për të vazhduar të besonte në kualifikimin direkt në garën kontinentale. Tashmë “Azzurrët” e gjejnë veten të dytët në pikë të barabarta me Ukrainën dhe me avantazhin e ndeshjes direkte.