Ndërsa Europa po vijon gradualisht lehtësimin e masave ndaj pandemisë së koronavirusit, Italia ka hapur kufijtë e saj për turistët për një pjesë të madhe të vendeve evropiane.
Gjithashtu do të lejohen edhe udhëtimet brenda rajoneve në vend, por edhe me disa kufizime.
“Ne po përballemi me një rrezik të llogaritur në njohuritë tona se kurba e infeksionit mund të rritet përsëri. Ne duhet ta pranojmë këtë, në të kundërt do të jemi në gjendje ta nisim nga e para” deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte në maj, kur njoftoi për hapjen e vendit më 3 qershor.
Turizmi është jetik për ekonominë e Italisë, e cila pati një ndalesë të plotë gjatë krizës së virusit. Monumente si koloseu i Romës tashmë janë hapur. Italia ka qenë ndër vendet më të goditura në Europë me më shumë se 230 mijë të infektuar dhe 33.500 vdekje.