Italia i thotë “lamtumirë” Europianit, dhe u eliminuan nga Zvicra në fazën e 1/8-ave me rezultatin 2-0. Sfida në Berlin nisi më mirë për zviceranët, të cilët dominuan pjesën e parë, teksa goli erdhi nga këmbët e Freuler në minutën e 37’ të takimit. Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë për të besuarit e Yakin, të cilët gjetën dhe golin e dytë me anë të Vargas në minutën e 46’. “Azzurrët” provuan disa herë për të rihapur sfidën, por tentativat e tyre ishin të dobëta në portën e Sommer. Kështu Zvicra avancon në çerekfinale aty ku do të presë fituesin e çiftit Angli-Sllovaki, ndërsa Italia kështu duhet të dorëzojë “kurorën” dhe ta mbyllë këtu rrugëtimin në Europianin “Gjermani 2024”.
Italia i thotë “lamtumirë” Europianit. Zvicra me shqiptarë e eliminon me lehtësi, kalon në çerekfinalet
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment