Gjykata e Elbasanit vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për 37-vjeçarin Elton (Kastriot) Kila, i cili u vu në pranga më 18 tetor. Shteti italian e akuzon Kilën se ka kryer disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë dhe ndalimi i tij u bë me qëllim për t’u ekstraduar në Itali.
Pas lirimit të tij, Kila reagoi me një status në Facebook. Ai shkroi se i falënderon të gjithë ata që i kanë ndenjur pranë në ditët e tij më të vështira.
“Falenderimi i takon Allahut të vetëm pa shok. Dhe një falenderim i madh për të gjithë miqtë e mi që më mbështetën në ditë të vështira. Dhe keq ardhje të madhe për ata që përdorin fatkeqësitë e tjetrit për arsye të tjera dhe kanë kërkur lekë nëpërmjet messengerit në emërin tim. Sdi c’emër ti vë kësaj shumë ordinerë përfituan nga rasti. Por unë e kam lënë në dorë të zotit. Faleminderit të gjithëve.”, ishte mesazhi i tij.
Rreth dy muaj pas arrestimit të tij, Prokuroria e Elbasanit sekuestroi pasurinë e Kilës, që arrinte shumën e 71 milionë lekëve. Por sipas organit të akuzës, vlera e pasurive në treg është disa herë më e madhe. Grupi hetimor është duke përpiluar një tjetër dosje voluminoze.