Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Italia merr vendimin kundër luftës së Covid-19, ilaçi Japonez kundër gripit do të testohet edhe tek personat të prekur nga Covid-19

21:16 / March 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avigan compresse
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo kërkesë fillimisht u bë nga Presidenti i rajonit Veneto, Luca Zaia, që të testohej efekti i tij kundër koronavirusit, ndërkohë kërkesë bëri edhe rajoni rajoni i Piemontes, pasi ishte një mundësi për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar se AIFA(Instituti i farmaceutikës në Itali) ka rënë dakord që edhe në Itali të kryhet testimi i ilaçit japonez kundër gripit, pasi ka dhënë rezultate pozitive tek njerëzit e infektuar më Covid-19, të cilët nuk janë në gjendje kritike.

Kjo kërkesë fillimisht u bë nga Presidenti i rajonit Veneto, Luca Zaia, që të testohej efekti i tij kundër koronavirusit, ndërkohë kërkesë bëri edhe rajoni rajoni i Piemontes, pasi ishte një mundësi për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

“Menaxheri i përgjithshëm i AIFA, Nicola Magrini, më njoftoi se mbledhja e Komitetit Teknik-Shkencor këtë mëngjes, pas një analize fillestare të të dhënave në dispozicion që kanë të bëjnë me ‘Avigan’, është duke zhvilluar një program eksperimentimi dhe kërkimi për të vlerësuar ndikimin e ilaçit në fazat e para të sëmundjes. Në ditët në vijim, protokollet do të bëhen funksionalë, siç ka ndodhur tashmë për testimet e tjera që janë në vazhdim”,– tha ministri.”.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit, Franco Locatelli, u bëri thirrje të gjithëve që të kenë kujdes, pasi nuk janë kryer të gjitha provat për të thënë se ky është ilaçi i duhur.

“Një gjë janë opsionet që duhet të testohen dhe vërtetohen, dhe eksperimentet janë të mirëseardhura, por është krejt tjetër të përcaktohen disa mundësi terapeutike si zgjidhje për një problem kaq të rëndësishëm si Covid-19. Para se të vazhdojmë të themi se kemi gjetur zgjidhje përfundimtare, duhen prova të pakundërshtueshme. Në rastin e këtij ilaçi specifik deri më tani ne nuk kemi asnjë provë të saktë dhe të pakundërshtueshme. Për këtë arsye unë rekomandoj kujdes dhe maturi, në mënyrë që të mos gjenerojmë shpresa që mund të zhgënjeheni’’– ka thënë ai.

Po ashtu edhe “FUJIFILM Toyama Chemical”, e cila prodhon ilaçin, gjithashtu sqaroi se ky ilaç aktualisht po administrohet tek pacientët e Covid-19 në Japoni për një studim vëzhgues të kryer nga institucionet mjekësore.

“Ne gjithashtu e dimë që ‘Favipiravir’ (versioni gjenerik i ‘Avigan’) është administruar te pacientët me Covid-19 në Kinë. Fujifilm nuk ka luajtur ndonjë rol në hulumtimin e mësipërm dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të komentojë këto rezultate. Aktualisht nuk ka prova shkencore klinike publike për të vërtetuar efikasitetin dhe sigurinë e Avigan kundër Covid-19 në pacientë. Për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e tij kundër Covid-19, Fujifilm planifikon të nisë një testim klinik në Japoni”.

Ndërkohë Gjermania, e cila është një nga vendet me mjekësinë më të specializuar në specializuar në Europë ka treguar se është treguar e gatshme që të hapë dyert për pacientët Italinë që janë të infektuar me koronavirus.

Italia deri më tani është një nga vendet më të prekura nga Covidë-19 në Europë, ku numri i  të vdekurve ka shkuar në 6077 .

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

COVID-19 ilaci Italia japonez testohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.